Kapen 26 kg marijuanë shqiptare në kufi, pranga shoferes greke dhe pasagjerit shqiptar

Kapen rreth 26 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni policor u zhvillua në Kostur, ku u ndalua një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesen e mjetit, shtetase greke e moshës 36-vjeç dhe pasagjeri shqiptar 24-vjeç.

Në makinën në të cilën udhëtonin dy të arrestuarit u gjetën dy çanta me 25 pako, marijuanë me peshë  26 kg 330 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 celularë dhe 2 karta SIM.


EMISIONET