Kapen 116 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Kapen 116 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Një sasi prej 116 kilogramë marijuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Grevena, ku policia greke ka ndaluar dy automjete.

Në njërin prej automjeteve u sekuestruan 36 pako me 116 kg 100 gram marijuanë, ndërsa mjeti i dytë shërbente për kontrollin e rrugës.

Në pranga u vunë 3 grekë, 34, 36 dhe 51-vjeç. Gjate kontrolleve në makina dhe në banesat e të dyshuarve, u gjetën edhe 285 gram marijuanë, 1 peshore, 1 thikë, 6 celulare dhe 260 euro.

Prej fillimit te vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe ne zona të tjera, mbi 9 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

EMISIONET