Kaos në parlamentin e Hong Kongut, opozita ndërpret fjalimin e shefes ekzekutive

Kaos në parlamentin e Hong Kongut, opozita ndërpret fjalimin e shefes

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam u detyrua të ndërpresë fjalimin vjetor sot (16 tetor) në parlament.

Deputetët e opozitës ndërprenë seancën e Këshillit Legjislativ duke bërtitur me slogane pas shpinës së saj. Pas ndërprerjes së parë, sesioni vijoi por jo shumë gjatë.

Kur u ndërpre sërish, shefja ekzekutive e Hong Kong vendosi që të mos e vazhdojë fjalimin por të transmetojë një video. Prej muajsh, në Hong Kong zhvillohen protesta kundër projektligjit të ekstradimit.

Projekt-ligji u pezullua në korrik kur protestuesit hynë në parlament, por mbledhja e së mërkurës ishte seanca e parë e Këshillit Legjislativ.

Ndërsa shefja ekzekutive Lam ishte gati të fillonte fjalimin e saj, ligjvënësit e opozitës filluan të bërtisnin dhe të ngjiteshin në tavolina.

Në video u shfaqën disa fjalë që thonin, "Pesë kërkesa - asnjë më pak".

Protestat filluan në qershor të këtij viti dhe janë zgjeruar me mitingjet kundër projektligjit në pesë kërkesa kryesore, duke përfshirë edhe votimin universal.

EMISIONET