Të paktën 200 protestues janë arrestuar dhe 92 janë plagosur, mes tyre 14 efektive. Ky është bilanci i protestave të sotme në Paris, kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe taksave të larta.

Protesta e 1 dhjetorit kishte si slogan: "Në rrugë për dorëheqjen e Macron", ndërsa trazirat u shtuan, kryesisht në zonën Champs-Elysees.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në Champs-Elysées për të shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit të maskuar hodhën predha dhe dogjën ndertesa.

Macron thotë se politikat e tij të karburantit janë të nevojshme për të luftuar ngrohjen globale.

Të premten, qeveria u përpoq të fliste me përfaqësuesit e lëvizjes "Xhaketat e verdha", por takimi dështoi.

Një javë më parë, mijëra protestues,  janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë kthyer Champs Elyseenë në zonë lufte me policinë.

“Jemi të brengosur se grupe të vogla të protestuesve që nuk i takojnë “xhaketave të verdha” do të infiltrohen për të luftuar me forcat e sigurisë”, tha Denis Jacob, sekretar gjeneral i Policisë.

Autoritetet deklaruan se rreth 5,000 forca të shtuara policore do të qendrojnë në rruget e Parisit për të kontrolluar protestën.

/Ora News.tv/