Kaos në Astir, mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi, rrezik për aksidente

Kaos në Astir, mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimi, rrezik

Projekti për ndërtimin e unazës së madhe ka sjellë probleme edhe në qarkullimin e mjeteve në zonën e Astirit. Nisja e punimeve në këtë aks rrugor e më pas pezullimi i tyre për shkak të anulimit të tenderit, ka bërë që situata të jetë kaotike.

Eksperti autoteknik Artur Sulçe thotë se Trafiku i rënduar që prek edhe hyrjen e autostradës dhe rreth rrotullimin e doganës, vjen kryesisht si pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore.

Artur Sulçe: U nis për tu ndërtuar kantieri rrugor dhe tani u bllokua. Sinjalistika e përkohshme që do të orientonte  përdoruesit e rrugës, do tregonte mënyrën e lëvizjes së tyre, do llogaritej dhe analiza e riskut, do studiohej trafiku dhe do jepej skema e përshtashme në mënyrë që mos kishim këto vështirësi.

Situata është përkeqësuar së fundmi, ndërsa në mbrëmjen e të martës 3 makina u aksidentuan duke u përplasur me trafikndarëset e vendosura. Eksperti Sulçe sugjeron edhe një zgjidhjeje të situatës deri në momentin e rifillimit të punimeve.

Artur Sulçe: Duhet të ketë tabela që duhet ti kujtojnë përdoruesve të rrugës që ju duhet të lëvizni me këtë shpejtësi. Këtë bllokim trafiku kjo mund të zgjidhet duke u kanalizuar korsia.

Në zonën e Astirit mungon edhe ndriçimi, ashtu si në shumë rrugë të tjera të kryeqytetit. Gjendja e rrugëve dhe e trafikut në Tianë vështirësohet gjithnjë e më shumë, ndërsa statistikat tregojnë rritje të numrit të aksidenteve.

EMISIONET