Kanye West distancohet nga politika

Kanye West thotë se po distancon veten nga politika.

Në një postim në Twitter, reperi shprehet se po përdoret për të shpërndarë mesazhe të cilat nuk i beson.

Ai ka qenë një mbështetës i madh i presidentit Trump, por duket se ky vendim lidhet me një fushatë të quajtur Blexit.

E drejtuar nga konservatorja Candace Owens, fushata inkurajon amerikanët me ngjyrë që të lënë Partinë Demokratike.

Ajo pretendoi se reperi kishte dizenjuar vjeshje për fushatën, diçka që Kanye e ka mohuar.

"I hapa sytë. Jam larguar nga politika dhe po përqëndrohem tërësisht në të qenit krijues,"-shkruajti ai.

Mesa duket West po largohet tërësisht nga politika.

"Unë mbështes hapjen e vendeve të punës dhe dhënien e mundësive për njerëzit që kanë nevojë më së shumti. Unë mbështes reformën e burgjeve, mbështes ligjet e armëve që do ta bëjnë botën më të sigurt. Unë mbështes ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na shërbyer dhe për të mbrojtur. Mbështes njerëzit që përdorin pushtetin e tyre në mënyrë të përgjegjshme,"-shtoi reperi.


EMISIONET