Kanye mbrojti artistin e akuzuar për abuzim seksual, reagon Kim Kardashian pas "shpërthimit" të fansave

Kanye mbrojti artistin e akuzuar për abuzim seksual, reagon Kim Kardashian

Kim Kardashian ka mbrojtur sërish bashkëshortin e saj Kanye West pasi doli të dielën (13 janar) duke thënë se dëgjimi i muzikës së R. Kelly ishte i pranueshëm.

Kanye West duket sikur po dëgjon muzikën e artistit e R. Kelly, i cili është akuzuar për abuzime seksuale.

"Ata duan artin nga artisti. Por, në çdo kohë që bëjnë ndonjë gjë të çrregullt, ata vetëm do të nxjerrin dokumentarë të plotë për të. Dhe pastaj, ata do të vijnë me dokumentarin Michael Jackson. Ne mund të gëzojmë të gjithë muzikën e tyre sa të duam", tha Kanye.

Të gjithë kanë shpërthyer me kritika ndaj Kanye, por Kim Kardashian pretendon se fjalët e tij janë keqinterpretuar.

Në një postim në Twitter, Kim shkruajti: "Kanye po fliste për përvojën e tij dhe të gjithë filluan të thonë se do të anulojnë biletat për të për shkak të ndryshimeve në opinione dhe të mos qenit të përsosur. Ai po tregonte eksperiencat e tij dhe nuk mbrojti askënd tjetër".

EMISIONET