Kantautori shqiptar Ermal Meta do të jetë një nga finalistët e Festivalit të Këngës italiane Sanremo 2016 në seksionin e të rinjve "Sanremo Giovani", që do të zhvillohet prej datës 9-13 shkurt. Me një karrierë të gjatë artistike mbi supe, Ermal Meta është sot një nga autorët më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore italiane. Ai është autor i mjaft këngëve të sukseshme të këngëtarëve si Marko Mengoni, Emma, Chiara,Analisa e Patty Pravo. I lindur në vitin 1981 në qytetin e Fierit, Ermal Meta emigron në Itali për të realizuar ëndërrën e tij artistike. Më vitin 2007 së bashku me disa shokë të tij krijon grupin rock "La Fame di Camilla", me të cilin më 2008 fiton Arè Rock Festival në rajonin e Pulias e çmimin Demo Award si grupi më i mirë muzikor i vitit. Në vitin 2010, grupi i tij muzikor merr pjesë në Sanremo Giovani e eleminohet qysh në raundin e e parë të votimit. Më 2013 grupi ""La Fame di Camilla" shpërbëhet e Ermal Meta i dedikohet karrierës së tij si autor tekstesh e solist. Më 2015 tashmë si kantautor Ermal Meta zgjidhet si finalist në Festivalin e ardhshëm të këngës italiane Sanremo 2016, në seksionin Giovani. Kënga e tij titullohet "Odio le favole", (Urrej përrallat), ku me një linjë realiste evidenton se si jeta e përditshme, problemet e preokupimet që sjell dita janë kaq të ndryshme nga c'ka të rrëfejnë përrallat. "Sanremo, ka deklaruar për mediat italiane kantautori Meta, është një realitet i rëndësishëm që mund të sjell nisjen e një rruge. Por është e domosdoshme të hysh në garë me një strukturë solide, i përgatitur me atmosferën e perfomancës live. Është hera e parë që marr pjesë në Sanremo me emrin tim e me një projekt që rrotullohet 360 gradë rreth meje. Është një eksperiencë eksituese, e re dhe do të përpiqem të jam makismumin tim". Ermal Meta ka marrë pjesë në Sanremo për herë të parë më vitin 2006 si kitarist i grupit Ameba, më pas më 2010 me grupin e tij "La fame di Camilla" e më 2016 do të jetë kantautor me këngën e tij "Odio le Favole". Pak kohë më parë këngëtari shqitpar është bërë pjesë e shtëpisë diskografike Mescal, e themeluar nga kengëtari i njohur italian Luciano Ligabue, nga e cila kanë dalë artsitë të njohur italainë si Bluvertigo, Afterhours, Subsonica, Perturbazione, La Crus, Carmen Consoli e Cristina Donà. Kjo shtëpi diskografike po kuron dhe publikimin e albumit të parë të Ermal Metas i cili do të edal në tregun italian menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në Sanremo 2016, pra në shkurt të vitit të ardhshëm. "Ky abum, rrëfen Ermal Meta do të përmbajë 13 këngë, e është një rikthim i viteve '80 më 2015, do të ketë muzikë elektronike, klasike e shumë sintetizatorë."

/Ora News.tv/