Kanguri që po mbytej në det shpëtohet nga policët

Dy oficerë të policisë australiane janë hedhur në det për të shpëtuar një kangur që po mbytej.

Policët Christopher Russo dhe Kirby Tonkin tërhoqën kafshën e pavetëdijshme nga uji dhe i bënë shtypje në kraharor për ta ringjallur.

Kanguri tani po rikuperon veten pas shpëtimit dramatik në zonën e gadishullit Mornington, në jug të Melburnit.

Tonkin tha se shpëtimi i kafshës ishte një "ndjenjë e mirë", duke shtuar: "Çdo jetë është e vlefshme për tu shpëtuar dhe ne vetëm bëmë atë që mundëm."

Incidenti ndodhi në pasditen e së shtunës.

EMISIONET