Këshillimi i Lartë i Prokurorisë vendosi shtyrjen e afatit ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatet për Prokuror të Përgjithshëm si dhe listimin e tyre.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi kërkoi shtyrjen e afatit pasi kandidati Olsi Çela nuk iu është nënshtuar akoma vettingut.

Gent Ibrahimi: "Olsi Çela nuk iu është nënshtruar akoma vettingut. Sot jemi mbledhur për shtyrjen e afatit derisa Çela të kalojë procesin e vettingut. I kemi kërkuar KPK të përshpejtojë proceduarat."

Vendimi u miratua nga anëtarët e KLP dhe Ibrahimi u shpreh se do pritet derisa të përfundojë vettingu për kandidatin Çela për vlerësimin e plotësimit të kritereve nga ana e kandidatëve.

Gent Ibrahimi: "Vendimi u miratua. Kjo mbledhje kishte vetëm këtë qëllim. Duke qenë se dita e sotme, është dita e përfundimit të afatit 45 ditor brenda së cilit Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të kishte mbyllur verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Duke pasur parasysh se ky Këshill në datën 19 mars ka vendosur që do të presë për mbarimin e procesit të rivlerësimit për ata kandidatë që janë ende në shqyrtim e sipër nga organet e vettingut ne sot morëm vendimin për ta shtyrë procesin e verifikimit të kushteve ligjore deri në përfundimin e procesit të rivlerësimit në shkallën e parë nga kandidati i vetëm që është ende në këtë proces."

Në mbledhje u vendos dhe për ngritjen e një komisioni i cili do të kryeje verifikimin e dokumentacionit te 4 kandidateve. 

Kryetari i KLP-se tha se ky institucion po kryen dhe verifikim e kandidateve per SPAK por nuk dihet kur do te perfundoje. 

Per prokuror te Pergjithshem kandidojne prokurorët Olsi Çela, Fatjona Memçaj, Lulzim Alushaj dhe Arta Marku, drejtuesja aktuale e prokurorise.

Përzgjedhja kryeprokurorit - Kryeprokurori zgjidhet me 3/5 me një mandat 7 vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve, atëherë detyrën e merr kandidati i renditur i pari në listë.


/Ora News.tv/