Kanceri në vesh "ha për së gjalli" të moshuarin, gruaja: Ishte e neveritshme

Një i moshuar, i cili ishte duke qëndruar në një azil privat në Australi ka ndërruar jetë. John Callaghan ishte diagnostikuar me kancer në veshin të majtë, por gjatë kësaj kohe sëmundja e tij kishte përparuar.

Kur ishte rezident në azilin privat, u bë zbulimi i frikshëm. Gruaja e tij, Fay, 83 vjeç, e vizitoi në vitin 2017 dhe pasi pa gjendjen e tij tha: "Ishte e neveritshme."

Ata e kishin transferuar nga shtëpija e kujdesit në një spital tjetër për kujdes më të specializuar, ku ndërroi edhe jetë.

Para se ta transferonin John i lutej familjarëve të tij që ta nxirrin prej andej duke u ankuar edhe për mungesën e kujdesit të stafit. Ai u tha atyre: "Ky është një vend i tmerrshëm. Ata nuk kujdesen, ju lutem më nxirrni jashtë".

Një zëdhënës i azilit privat i kërkoi falje familjarëve duke theksuar se pas rastit të John, në këtë institucion janë bërë një numër përmirësimesh.

Zëdhënësi tha: "Na vjen shumë keq që kjo ndodhi në azilin tonë. Ne i japim ngushëllimet më të sinqerta familjes. Infermieret tona shpejt e adresuan këtë çështje dhe Z.Callaghan u transferua më pas në një spital lokal të Queensland. Ne kemi bërë që një numër përmirësimesh në azil për të parandaluar që kjo të mos ndodhë përsëri. Bupa Tugun është plotësisht në përputhje me të gjitha standardet australiane të kujdesit për të moshuarit dhe, dy vite nga incidenti, ai ka kaluar pesë auditime të jashtme nga rregullatori australian."

EMISIONET