Mbi 5 mijë e 600 dollarë shkon kostoja e një pacienti të diagnostikuar me sëmundjet pulmonare obstruktive kronike që prekin mushkritë.

Kosto mbulohet nga buxheti i shtetit por mjekët pneumologë apelojnë për rimbursim të mjekimit të këtyre sëmundjeve, veçanërisht oksigjenoterapisë.

Silvana Bala: Për vendin tonë është një kosto shumë e lartë për buxhetin e shtetit, për spitalin, për pacientin, për familjarin, për faktin se kjo gjendje kërkon shtrime të gjata në spital, qëndrime, trajtime me antibiotikë, trajtime nën oksigjen.

Numri i të prekurve nga kanceri i mushkërive është në rritje. Mjekja pneumologe, Silvana Bala, thotë se çdo vit regjistrohen rreth 60 raste të reja.

Silvana Bala: Ne diagnostikojmë në vit rreth 700 pacientë të rinj me kancer të mushkërive. Është një numër i konsiderueshëm. Po kështu për sëmundjen kronike obstruktive ku si faktorë kryesorë të dy patologjitë kanë duhanpirjen.

Shkaku kryesor i kancerit të mushkërive është duhanpirja. Njihen edhe faktorë të tjerë si ndotja e ajrit, dieta ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundje, por edhe mjekimi, ishin në fokus të Kongresit të 11-të Mbarëkombëtar të Pneumologjisë.

                                                                                                                                                                 

/Ora News.tv/