Kanali i Spitallës, një landfilld depozitimi mbeturinash. Banorët: Rrezik për përmbytje dhe epidemi

Kanali i Spitallës, një landfilld depozitimi mbeturinash.

Banorët e lagjes 15 në Durrës ankohen se kanali i ujërave të larta në Spitallë  nuk është pastruar asnjëherë. Situata për to bëhet edhe më e vështirë në kohë me shira ku rrezikojnë përbytjen banesat rreth zonës.

Kanali i ujërave të larta të Spitallës tashmë e ka humbur funksionin e tij pasi plehrat e qytetit që çon uji dhe hedhjet e banorëve pranë banesave të të cilëve kalon ky kanal e kanë kthyer atë në një landfill.

Banorët e lagjes 15 në Durrës  ankohen për këtë problem që nuk ka marrë zgjidhje, ndërsa thonë se ky kanal nuk është pastruar asnjëherë.

Situata në kohë me shira bëhet dhe më e vështirë pasi kanali i cili është i bllokuar rrezikon përbytjen e banesave të tyre.

Ndërsa gjatë verës banorët rrezikojnë dhe ndonjë epidemi.

Banorët ndjehen të braktisur në mëshirë të fatit pasi premtime kanë pasur kur trokasin në dyert e pushtetit ose  kur ka patur fushata elektorale, ndërsa më vonë premtimet janë harruar.

Ky kanal është kthyer në një rrezik për këtë lagje ku veç përmbytjeve ujërat e zeza bashkohen dhe me ujërat e bardha ndërsa në afërsi të kanalit ndodhet edhe shkolla 9 vjeçare " Demokracia" ku mësojnë mbi 1000 nxënës, ndaj banorët kërkojnë marrjen e masave sa më parë.

EMISIONET