Shitësit me pakicë të kanabisit në Kanada kanë filluar që të sheshin sasi më të vogla droge.

Që nga dita kur u bë legalizimi, James Burns ishte i bindur se kompania e tij kishte mjaftueshëm produkt në dyqanin e tij për shitje me pakicë.

Tani, ai beson se stafi i tij duhet të rifreskojë faqen e internetit të furnizimit të qeverisë , në mënyrë që t’i porosisë sasitë e reja sa më herët që është e mundur

“Përderisa kishte sasi të mjaftueshme që mund të porositej, ne kishim mundësi që të porosisim sasi të mëdha, por kur depoja qeveritare është e zbrazur, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha James Burns, shef i kompanisë “Alcanna”, raporton BBC.

Që nga dita e parë e legalizimit të kanabisit në Kanada, ka pasur mungesa.

/Ora News.tv/