Kanadaja regjistron nivelin e dytë më të lartë të papunësisë në historinë e saj prej Covid-19

Kanadaja regjistron nivelin e dytë më të lartë të

Të paktën 2 milionë kanadezë humbën punën gjatë muajit prill, teksa edhe  gjatë muajit mars rreth 1 milion të tjerë mbetën pa punë.

Shkalla e papunësisë në Kanada qëndron në 13%, niveli i dytë më e lartë i regjistruar ndonjëherë.

Statistikat tregojnë se niveli i papunësisë do të ishte edhe më i lartë, gati 18% nëse do të përfshiheshin ata që nuk kërkonin aktivisht punë. Gati një në tre punëtorë kanadezë ose nuk punuan në prill ose kishin ulur orët e punës, shkruan CNN.

''Kanada po dëmtohet nga Covid-19. Të gjithë kanë historinë e tyre, por gjithçka vlon në një moment shumë të vështirë për shumë njerëz," tha Kryeministri Kanadez Justin Trudeau gjatë një konference për shtyp në Otava të premten e 8 majit.

Trudeau njoftoi se programi i subvencionimit të pagave po zgjatet përtej qershorit, në një përpjekje për të inkurajuar më shumë punëdhënës që të mbajnë stafin në listën e pagave ose të ndihmojnë më shumë biznese të ri-punësojnë punonjës të larguar tashmë.

Gati 100,000 biznese janë miratuar tashmë për programin e subvencionimit të pagave deri në 75%.

Deri më tani në Kanada janë shënuar 4,569 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 66,434.

EMISIONET