Një video e filmuar në Sacré-Coeur, Quebec, Kanada, në ditët e fundit ne shohim një pyll që duket sikur  "merr frymë".

 Toka lëviz dhe shtohet sikur të ishte gati të shpërthejë në çdo moment. Imazhet, janë shpërndarë në internet , janë bërë virale dhe shumë po pyesin se çfarë misteri qëndron pas fenomenit të çuditshëm.

 Në të vërtetë për të shkaktuar efekt "frymë" është era e fortë, e kombinuar me shirat që kanë bërë që toka të bëhet më pak kompakte, era që lëviz pemët duke e bërë atë të tërheqë tokën.

 Nuk është hera e parë që ky fenomen është filmuar, tashmë në të kaluarën disa video të postuara në net janë bërë virale.


/Ora News.tv/