Një mësuese në pension, e cila humbi djalin e saj për shkak të sëmundjeve mendore të shkaktuara nga kanabisi, ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese nëpër shkolla.  Ajo paralajmëron të rinjtë dhe fëmijët për pasojat që ka droga.

Janie Hamilton humbi djalin e saj, James në moshën 36 vjeçare pasi ai refuzoi të merrte mjekim për sëmundjen e kancerit. Psikoza e tij e nxitur nga droga e bëri atë të refuzojë kimioterapinë.

Mjekët thonë se vdekja e tij u shkaktua nga skizofrenia, të cilën familjarët thonë se ishte shkaktuar nga përdorimi i kanabisit.

Personaliteti i James ndryshoi në mënyrë dramatike pasi ai nisi përdorimin e drogës në moshën 14 vjeçare

Më vonë vetë djali i pranoi familjes se kanabisi i kishte shkaktuar sëmundjen e tij mendore por nuk mund të ndalonte së piri.

Ajo thotë:  "Është si ruleta ruse, të rinjtë nuk e kuptojnë se po eksperimentojnë me vdekjen"

Zonja Hamiltom shton: Çdo kush që nuk beson se përdorimi i kanabisit shkakton sëmundje mendore  duhet të vijë e të shikojë dhimbjen që na shkaktoi ne. 

/Ora News.tv/