Kanabisi i kultivuar në Spanjë tregtohej në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar

Kanabisi i kultivuar në Spanjë tregtohej në Itali, mes të

Një rrjet i trafikut të drogës nga Spanja drejt Italisë është shkatërruar gjatë një operacioni të koordinuar nga prokuroria e antimafias e Firences. 

Hetimet kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale të dy vëllezërve me origjinë siciliane, pronarë të një bar pasticierie të njohur në qendër të Firences.

Ata kishin rolin e financuesve dhe të organizatorëve të një rrjeti që kultivonin sasi të mëdha kanabisi në Spanjë për tu importuar më pas dhe shitur në Itali. 

Në pranga ka rënë shqiqtari Pavlin Delia, i cili konsiderohet si destinuesi final i drogës të këtij rrjeti pjesë e të cilit ishte edhe Giovanni Sutera, 60 vjeç nga Sicilia, shkruan corriere.it.

Sipas prokurorisë  Giovanni Sutera dhe vëllai Renato, edhe ai i arrestuar, kanë financuar 40 mijë euro për kultivimin e marijuanës në Spanjë dhe shpërndarjen në Itali.

Personi i katërt në pranga është shtetasi spanjoll Ruben Crespo Guerra, i njohur për forcat e rendit.

EMISIONET