Kamza rrezikon përjashtimin, tre skuadra "fërkojnë" duart

Kamza rrezikon përjashtimin, tre skuadra "fërkojnë"

Dhuna ndaj Eldorian Hamitit mund t'i kushtojë shumë skuadrës së Kamzës,  e cila përveçse një dënimi shembullor mund të përjashtohet edhe nga Kategoria Superiore.

Akordimi i një penalltie nga Hamiti në takimin e djeshëm ndaj Laçit i mbyllur në barazim 1-1, revoltoi jashtë mase tifozët e Kamzës, të cilët "thyen" gardhin rrethues, duke sulmuar më pas Hamitin me mjete nga më të ndryshmet.

Nga përjashtimi i Kamzës pritet të përfitojnë 3 skuadra, më ekzaktësisht Luftëtari, Flamurtari dhe Skënderbeu. Ata do të përfitojnë plot 9 pikë pa u futur fare në fushë, duke rritur shanset për një vend më të mirë në pozicion.

Ndërkohë, përjashtimi i Kamzës do të ulte edhe shanset e një rënie të mundshme të Luftëtarit nga kategoria, pasi do e thellonte distancën me ndjekësit e Kastriotit.

EMISIONET