Kamioni shpërthen në flakë në tunel, 32 të asfiksuar

Tridhjetë e dy persona u asfiksuan si pasojë e një zjarri që shpërtheu brenda tunelit të Fornacit midis Spotornos dhe Savonas në autostradën A10.

Për arsye ende të paqarta një kamion Tir ka shpërthyer në flakë dhe tymi i lëshuar ka pushtuar tunelin duke intoksikuar shoferët e bllokuar.

Shumica e personave të intoksikuar ishin në një autobus që ndodhej menjëherë pas kamionit, shoferi i të cilit doli i padëmtuar nga zjarri.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

 32 personat e intoksikuar u dërguan në spitalet San Paolo di Savona dhe Santa Corona di Pietra Ligure.

EMISIONET