Kamioni “rozë”, radhë për vizitat falas të pap-testit dhe mamografisë

Kamioni “rozë”, radhë për vizitat falas të

Dhjetra gra dhe vajza janë drejtuar pranë kamionit të mamografisë, të vendosur në sheshin “Skënderbej”, për të kryer ekzaminimin e mamografisë dhe pap-testit falas nga mjekët turq. Mes tyre takon edhe femra, të cilat nuk i janë nënshtruar asnjëherë më parë këtyre vizitave.

“Jo. Ngaqë skam pasur probleme dhe tani në këtë moshë mu nevojit. Jam 51 vjeçe”.  

“Jo, jo. Unë jam vajzë, jam beqare. Se di si bëhet është hera e parë që bëj. Skemi bërë, se mjeku më tha ti je vajzë, ske pse, se jam e pamartuar dhe prandaj. Jam 46 vjeçe”. 

Të tjera femra, që kanë kaluar histori personale ose familjare me tumorin në gji, presin radhën për vizitat me mjekët e ardhur nga Turqia.

“Mamografi, po, dy herë. Pap-test, jo. Faktikisht ishim nisur për te spitali qendër, se kishim një rekomandim nga mjeku i familjes. Atje na sorollatën jo te i Riu jo te i Vjetri. Erdhëm këtu, e pam që ishte edhe për pap-test dhe erdhëm, një mudnësi e jona. Më ka vdekur një motër nga kanceri i gjirit dhe isha e detyruar ngaqë e kisha në gjak, ta bënim të gjithë pjesëtarët e familjes. Dola me kiste birale. E bëj një herë në vit”

“Jam operuar, kam hequr një gjendër në gjoksin e djathtë, jo dhe aq problematike, por për siguri e dëgjova në media dhe erdha. Ishalla po arrijmë ti bëjmë. Pa operacionit bëj konsulta çdo 3 muaj. Nuk jam keq, por për siguri po i shërbejmë vetvetes”     

Kamioni “rozë” i mamografisë do të qëndrojë në shesh edhe përgjatë ditës së enjte. Të gjitha ekzaminimet dhe testet do të dërgohen për t’u analizuar në Turqi, ndërsa rezultatet do të përcillen brenda 10 ditësh në qendrat shëndetësore të Tiranës. 

EMISIONET