Një kamion ka shkaktuar bllokim të rrugës në afërsi të Himarës për më shumë se 30 minuta.

Mjeti mësohet se ka pësuar difekt dhe e ka pasur të pamundur të ndizet. Ai ka mbetur në mes të rrugës që të çon nga Dhërmiu drejt Himarës.

Bllokimi i qarkullimit krijoi rradhë të gjatë automjetesh në vendin e quajtur Qafa e Vishes. 

Segmenti rrugor është hapur vetem pas nderhyrjes se policisë.


 

 

 

 

/Ora News.tv/