Aksident tek Brrylli, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Aksident tek Brrylli, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Një këmbësor është aksidentuar nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në zonën e “Brrylit” në kryeqytet.

Sipas informacioneve të para mësohet këmbësori ka humbur jetën.

Ndërkohë ambulanca ka mbërritur rreth 20 minuta me vonesë.

Forca të shumta policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit. 

Njoftimi i policisë
Sot në datë 10.11. 2017, ora 10:25, në bulevardin Bajram Curri, në afëri të Brrylit, një automjet me targë AA426PL, me drejtues shtetasin G.K., 44 vjeç, ka aksidentuar me vdekje një shtetas P.H., rreth 60 vjeç. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

/Oranews.tv/

EMISIONET