Kamioni me sheqer rrëzohet në Rrugën e Kombit, bllokon rrugën për 30 minuta

Kamioni me sheqer rrëzohet në Rrugën e Kombit, bllokon

Një kamion me sheqer është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, duke bllokuar përreth 30 minuta qarkullimin në njërin krah të rrugës. Policia e Lezhës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20 minuta në aksin Rrubik- Thirrë ku një mjet trajler ka dalë nga rruga dhe është batuar.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se nuk ka pasoja në njerëz. Mjeti drejtohej nga shtetasi M.Sh. i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar negativ. Shkak dyshohet humbja e kontrollit të mjetit”, sqaron policia.

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore.

/Ora News.tv/


 

EMISIONET