Kamera më e shtrenjtë në botë

Kamera më e shtrenjtë në botë

Realizon fotografi me rezolucion 400 megapiksel, imazhet arrijnë deri në 2.4 gigabajt dhe kushton aq shumë sa që mund të blini një banesë për të njëjtën shumë, 48 mijë euro.

Këto janë tiparet e aparatit digjital SLR H6D-400c të dizajnuar nga kompania suedeze Hasselblad dhe do të dalë në treg shumë shpejt.

Fotografitë merren nga një kamera ekskluzive me një sensor që funksionon vetëm me 100 megapikselë.

Foto ruhen si skedarë TIFF me thellësi ngjyrash 16-bit, dhe çdo imazh vjen në një madhësi prej 2.4 GB.

Natyrisht, një aparat i tillë nuk është i destinuar për fotografë amatorë  por do të gjejë aplikim në reklamim apo fotografim arkitekturor.

Dhe kush nuk dëshiron të shpenzojë 48.000 euro për blerjen e kamerës mund ta marrë me qira për 199 euro në ditë!

EMISIONET