Kaluan rrugën lehtësisht, pa e ditur se tragjedia i priste në trotuar

Kaluan rrugën lehtësisht, pa e ditur se tragjedia i priste në

Gjithkush frikësohet disi për të kaluar një rrugë të mbushur me makina. Por, disa njerëz në fshatin turistik të Dagomys në Soçi në bregun rus të Detit të Zi, nuk e dini se më e keqja po vinte pas kalimit të rrugës.

Një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën, pasi një automjeti erdhi me shpejtësi dhe i goditi ata në trotuar.

Me sa duket, shoferi që shkaktoi përplasjen masive ishte i përgjumur, kur fluturoi me makinën e tij në trotuar, duke përplasur 6 njerëz, i tha një burim Interfax.

"Një person vdiq në vend, ndërsa të tjerët u shtruan në spital, duke përfshirë dy persona të vendosur në kujdesin intensiv", tha ai.

Policia ka konfirmuar incidentin, duke thënë se një 63 vjeçar u vra, ndërsa tre viktima të tjera u shtruan në spital.

Fshati Dagomys është një distrikt i Soçit, i vendosur 12 kilometra nga qendra e qytetit. Të shtunën, Soçi do të presë ndeshjen çerekfinale të Rusisë kundër Kroacisë në Kupën Botërore të FIFA-s.

EMISIONET