Kalo komunist në mbrojtje të kastës komuniste në postokumunizëm

Kalo komunist në mbrojtje të kastës komuniste në

Isuf Kalo, gjatë gjithë librit "Blloku" , në mënyrë të djallzuar shkruan faqe të tëra që nuk përputhen me realitetin. Anashkalon ngjarje dhe momente me qëllim . . .

Në f.474

"Pak kohë më vonë, më 14 janar 1990 në Shkodër u hodh në erë me dinamit busti i Stalinit dhe u zhvillua një demonstratë e heshtur e banorëve në qendër të qytetit."

ne f.498

 “Në vigjilje të shpalljes së pluralizmit politik, në një tubim në Institutin e Arteve, më 8 dhjetor 1990, në përkujtim të vrasjes së këngëtarit Xhon Lenon, protagonistit të grupit të famshëm britanik Bitëlls, i cili ishte shndërruar në ato vite në një simbol të kulturës, në sallën e mbushur plot, ndërkohë që dëgjoheshin këngët e tij “Revolucion” dhe “Power to the people” (Fuqi popullit), studentët në sallë ngrinin lart dhe tundnin fotografinë e këngëtarit, duke e shoqëruar atë me dy gishtat të ngritura lart, simbol i V-së (Victory), fitores.

Dy pedagogë të rinj në moshë të atij instituti, aktori Arben Imami dhe piktori Edvin Rama, të cilët do të luanin në vitet e mëpasshme role të rëndësishme politike në vend, shquheshin që atëherë për protagonizmin e tyre si frymëzues dhe aktivistë të ndryshimeve. Ndërkaq, regjimi bënte “të duruarin”, “të hutuarin”.

Në të dy këto raste thotë të pavërteta që nuk puqen me realitetin e kohës. Me standartet dhe analizat e së vërtetës në memoare-analizë të një kohe, disa të pavërteta rrëzojnë të tërën. Qellimi, në funksion të shërbimit të shërbëtorit kastës në këtë rast dhe jo të vërtetës.

Absolutisht nuk është e vërtetë që në 14 janar 1990 është hedhur në erë me dinamit busti Stalinit në Shkodër.

Në 14 janar 1990 u bë një demostratë e heshtur në Shkodër para bustit Stalinit ku ishte organiziuar terheqja me litar e bustit Stalinit.

Ai bust u hoq nga vetë shteti pas disa muajsh.

Abdolutisht nuk është e vërtetë që përvjetorin e vrasjes së John Lenon në 8 dhjetor 1990 në Institutin e Lartë të Arteve e organizuan pedagogët e ri Edi Rama dhe Arben Imami. Te dy ata nuk kanë qenë në atë ngjarje. Edi Rama ishte në Korfuz!?? . . . Arben Imami diku tjetër . . .!

Ate ngjarje të përvjetorit të John Lenon e organizojë Ardian Klosi . . . Po atë natë u ngritën studentët për drita dhe ujë tek studentët pa asnje ide dhe asnje mendim apo artikulim për pluralizëm politik.

Të pacfaqurate e dhejtorit 1990 që mundohet ti mbuloj duke i deformuar dhe interpretuar sipas mardhënieve te tij të vazhdimsisë sundimit të elitës komuniste në post-komunizëm si kontroll të demo(n)kracisë, janë pasojat që vazhdojnë ende sot si mungesë e demokracisë,shtetit të së drejtës, pavarsisë së institucioneve dhe Tallavasë shoqërore.

Kalo këtë e bën gjatë librit edhe me Kadaren, në rolin e tij demokratizimin e vendit?!!! duke anashkaluar dhe keqinterpretuar ngjarje si e mënjehersheme pas asaj te 14 janarit në Shkodër, "Demostratën e heshtur" te 28 janarit 1990 dhe të tjera . . .

Së shpejti një analizë e triumfit të dytë komunist në demo(n)shkërdhatokraci . . .

EMISIONET