Kallëzimi nga Presidenti, Gjonaj e quan marrëzi por nuk shpjegon nëse urdhri është i ligjshëm apo jo

Kallëzimi nga Presidenti, Gjonaj e quan marrëzi por nuk shpjegon

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit, se ajo është e përfshirë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe për shkeljet që ka bërë do ta kallëzojë në SPAK.

Në një reagim në twiiter, Gjonaj tha se është e gatshme të përgjigjet ligjërisht.

Gjonaj:  E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

Megjithatë ne reagimin e saj nuk jepen shpjegime nëse urdhri nga ana e ministrisë që ajo drejton për botimin e vendimit të KED-së është apo jo në përputhje me ligjin.

Lexo edhe: Meta padit në SPAK ministren Gjonaj: U përfshi në kapjen e "Kushtetueses" të japë dorëheqjen

EMISIONET