Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin shokues kur një fëmijë goditet me shkelm nga kali i cili po qëndronte në rrugë para një dyqani.

Videoja është filmuar në Vietnam

Fillimisht fëmija shihet që shkon ta ngacmojë kalin.

Kur djali e ngacmon për herë të parë, kafsha nuk bën asgjë por kur fëmija rikthehet për të dytën herë atëherë kali e qëllon me këmbë duke e flakur disa metra më tutje. Nga forca e shtytjes fëmija përplaset me rrotën e një motorciklete që ishte parkuar aty.

 Nuk dihet se ku janë gjendur prindërit e të voglit në ato momente ndërsa në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat për ta pasi duket se e kanë lënë vetëm

/Ora News.tv/