Kalemaj: Shtyrja e negociatave ka nota dramatike

Kalemaj: Shtyrja e negociatave ka nota dramatike

Pedagogu i Shkencave Politike, Ilir Kalemaj i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora ku po diskutohet tema “Drama ekonomike pas BE-së?” tha se vendimi për mos’hapjen e negociatave ka nota dramatike.

Gazetari: Çfarë do të thotë kjo shtyerje për Shqipërinë?

Ilir Kalemaj: Kjo shtyerje për mendimin tim ka nota dramatike. Ne jemi në një ngërç ekonomik. Sot që ne flasim kemi 60-70% të rritjes ekonomike të vejtëshme, nëse e krahasojmë me një vit më parë. Shifrat e fundit nga Banka botërore dhe FMN konfirmojnë se janë tek 23% i rritjes ekonomike këtë vit. Banka Botërore e kishte pak më të ulët, diku tek 2.8%. Situata është duke shkuar drejt një ngërçi ekonomik.

EMISIONET