Zëvendës-trajneri i Partizanit, Renaldo Kalari ka komentuar situatën aktuale te të kuqtë. Në studion e Ora Sport në Rtv Ora, Kalari tha se merkato i takon drejtuesve dhe se lojtarët duhet t'i përshtaten ideve të Sormanit.

"Unë jam pjesë e skuadrës dhe nuk mund të flas. Çdo trajner kur vjen në skuadër ka idetë e veta, si ato taktike dhe teknike. Çdo trajner ka idetë e veta dhe duhet t'i përshtatesh edhe futbollistëve që ke në dispozicion. Është edhe pjesa se si i shikon lojtarët. Do të mundohet si trajneri dhe stafi për të marrë më të mirën ndaj futbollistëve që ka në dispozicion. 

Merkato? I takon presidentit dhe drejtorit Rama. Në janar është e vështirë për të gjetur lojtarë të rëndësishëm.

Ndryshimi pas ardhjes së Sormanit? Trajneri nuk ka shkopin magjik për t'i shndërruar lojtarët. Duhet një farë kohe që trajneri të përshtatet me lojtarët dhe lojtarët të përshtaten me idetë e trajnerit.

Titulli?

"Janë edhe 19 javë deri në fund. Kampionati është i gjatë, ka shumë javë. Ne përgatitemi çdo ditë, për këtë objektiv.Kur vjen një trajner i ri, vjen me idetë e veta dhe lojtari që të transformohet brenda 10 ditëve është e pamundur. Duhet të kesh shkopin magjik për ta shndërruar. Lojtarët duhet t'i përshtaten ideve të trajnerit. Duhet të bëjnë maksimumin me pasion dhe dëshirë për atë që kërkon trajneri," përfundoi Kalari. 

/Ora News.tv/