Është një nder kryeveprat e qarkut të Elbasan por kalaja historike e Peqinit që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klodianës rrezikon shembjen. Pamja qe ofron ajo sot le për të dëshiruar.

E mbuluar nga shkurret, plehra të hedhur gjithandej, dyer të prishura.

Kjo është pamja që të afrohet pranë kalasë që dikur një nga stacionet më  të rëndësishme të rrugës Egnatia në antikitet. Specialistët duke ngritur alarmin shprehen se është e patolerueshme që Instituti i Monumenteve  të Kulturës dhe vetë Ministria  e kanë lënë jashtë  vëmendjes.

Genc Gripshi, specialist i Trashëgimisë Kulturore në Peqin: ''Ka mungesë të investimeve në çdo lloj objekti, si në kalanë e Peqinit edhe në rrugën e Engatians që rrezikon për tu shembur.''

Gripshi bën thirrje për ndërhyrje përpara se të jetë shumë vonë.

Genc Gripshi, specialist i Trashëgimisë Kulturore në Peqin: ''Kjo do të thotë që Peqini është i lënë pas dore. Kalaja flet vetë, flet për historinë. Një kala që vjen që nga shekulli i dytë para Krishtit, kalaja e Klodianës.

Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk.

Muret kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash. Edhe pse është monument i kategorisë së parë nuk është e vizitueshme.

/Ora News.tv/