Kaitlynn Carter ka ndarë disa detaje shumë personale nga romanca e saj me Miley Cyrus.

Carter dhe Cyrus i dhanë fund marrëdhënies së tyre në shtator pas disa muajsh lidhje.

“Në korrik shkova me shume me një shoqe. Dhe gjëja tjetër që dija është se u dashurova me të,”-tha ajo për Elle. “Nuk ishte aq e thjeshtë, sigurisht. Por gjithashtu nuk ishte e ndërlikuar.”

Këngëtarja u hodh në krahët e Carter pas ndarjes nga bashkëshorti Liam Hemsëorth dhe shkuan së bashku me pushime ne Itali. Por vetëm disa javë më vonë njoftuan ndarjen.

“Deri në atë udhëtim nuk ma kishte marrë mendja kurrë se isha e aftë të doja një grua ashtu siç dashurova atë,”-shtoi 31-vjeçarja.

/Ora News.tv/