Kadastra e Vlorës sërish pa drejtor, iku dhe i 5-të në më pak se një vit

Kadastra e Vlorës sërish pa drejtor, iku dhe i 5-të në

Kadastra e Vlorës sërish pa drejtor. Bilbil Aliaj duroi vetëm 3 muaj në këtë detyrë për të dhënë dorëheqjen si ish drejtuesit e tjerë. 

Nuk janë bërë publike shkaqet zyrtare të dorëheqjes por Aliaj u vendos në këtë detyrë më 4 shkurt 2020 për të zëvendësuar në këtë detyrë Taulant Cinamatin, drejtr I komanduar i cili udhëhoqi kadastrën e Vlorës për 4 muaj pas dorëheqjes së bordit drejtues dhe disa shkarkimeve të njëpasnjëshme.

Sërish shkaku i dorëheqjes së Aliajt dyshohet se kanë të bëjnë me konfliktet e hershme për disa prona në bregdet.

Prej vitesh Kadastra e Vlorës eshte përfshire nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH  për abuzime me pronat, pasi denoncimit muaj me pare në RTV ORA të skandalit të moszbatimit të një vendimi të Gjykatës së Lartë

Jo vetem drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, por dhe 6 juristë  u pushuan nga puna.


Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:

Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020)

Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020)

Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)

EMISIONET