Gazetari i njohur Ronaldo Sharka ka qenë në një lidhje direkte më emisionin “Ditë e Re” në Alsat Maqedonia.

Gjatë intervistës ai tregoi se sot feston ditëlindjen i vetmuar dhe për këtë gjë ndihet shumë i trishtuar.

I pyetur nga moderatori nëse e ka patur të vështirë faktin që ka dalë në terren edhe ditët kur u ngrit alarmi i koronavirusit, Ronaldo shprehet: Në gazetarët kemi një lloj adrenaline që nuk ka tërmet dhe virus që na lë në shëpi për të mos bërë punën tonë.

Në voxpopet e fundit që Ronaldo bëri me njerëzit e Tiranës që nuk izoloheshin në shtëpi por dilnin pa frikë në rrugë, një nga kalimtarët u përpoq t’ja rrëzonte mikrofonin. I pyetur për këtë incident, Ronaldo shprehet: Të gjitha Voxpopet e mia kanë qenë në nivelin e humorit dhe sarkazmës dhe ajo mesazhi që unë doja të përcillja ishte përmes humorit sepse ky është karakteri im. 

Mesazhi që donim t’i përcillnim qytetarëve sidomos të moshuarëve ishtë që futuni në shtëpi. Por unë  nuk i marr për keq sepse njerëzit kanë hallet dhe problemet e tyre në fund të ditës. Unë gjithmonë disi i rrezikuar kur dal për Voxpopet e mia, ka shumë material që nuk dalin në transmetim sepse ka njerëz që të shajë me libër shtëpie pa iu afruar akoma. 


/Ora News.tv/