Bregdeti nën hetim, Gjonaj: Nuk do të ketë zyrtarë të paprekshëm

Bregdeti nën hetim, Gjonaj: Nuk do të ketë zyrtarë të

Në të gjithë zonën e bregdetit ka nisur një verifikim i plotë i titujve të pronësisë dhe vendimeve për dhënien e pronës në përdorim.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi në një konferencë të posaçme se pavarësisht statusit që do të ketë i akuzuari nuk do të ketë tolerime. Në këtë mënyrë është paralajmëruar arrestimi i zyrtarëve të tjerë të lartë të përfshirë në falsifikimin e dokumentave dhe tjetërsimin e pronave.

Gjonaj: Jemi të vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë dhënë apo përfituar tituj të pronësisë në mënyrë të paligjshme. Task-forca e ngritur nga qeveria në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe prokurorinë do të hedhë dritë mbi abuzimet e bëra dhe do të ndihmojë në ndëshkimin e abuzuesve të çdo niveli.

Gjonaj sqaroi edhe njëherë se vendimi i qeverisë është një masë e përkohshme dhe nuk prek shpërndarjen e titujve të pronësisë për fermerët.

Gjonaj: Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme që do tu lejojë institucioneve shtetërore të verifikojnë në mënyrë prioritare titujt e lëshuar përgjatë bregdetit dhe të ndajë njëherë e mirë pronarët e ligjshëm nga hajdutët e pronave.

Ndërkohë burime në Prokurorinë e Durrësit bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për mbi  30 punonjës  dhe ish-punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t në këtë qytet në lidhje me abuzimet me titujt e pronësisë në bregdet.


EMISIONET