"A ka krim më të madh sesa me vra njeriu nënën e babën?"

"A ka krim më të madh sesa me vra njeriu nënën e

Faljen e Fiter Bajramit besimtaret myslimanë të Shkodrës e kryen mëngjesin e kësaj të premteje në xhamitë e qytetit. 

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari zgjodhi që në fjalen e tij t'i kushtojë një ndalesë të veçantë situatës që po kalon sot shoqëria shqiptare e jo vetëm. Krimi brenda familjes dhe vrasjet që po trondisin sot vendin, janë një këmbanë alarmi që kërkon zgjidhje të menjëhershme tha myftiu Sytari.

"A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij? A ka krim më të madh se sa me pa burra e gra që shkojnë nëpër azilet e pleqve sepse fëmijët e tyre nuk kanë vend në shtëpitë e tyre për të mbajtur prindërit?! O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!

A ka krim më të madh se sa mosrespektimi dhe moskërkimi i bekimeve nga prindërit?! Mosvrasja e foshnjave nga frika e varfërisë teksa shohim e lexojmë për shtimin e aborteve e për shtimin e abandonimit të fëmijëve, foshnjave të vogla. Për ta, a ka njerëzillëk në këtë botë?! Lëreni fenë, hiqe, se nuk ka fe tek ata njerëz, por a ka njerëzillëk? A mendojnë se nga kanë ardhur, a mendojnë se ku do të shkojnë, a mendojnë se do të japin llogari një ditë për atë krim" 

Sytari preku edhe çështjen e pronave të këtij komuniteti. Besimtaret mysliman festojne Fiter Bajramin pas një muaji agjërimi e lutje.

EMISIONET