Ka edhe kështu, ja reagimi i Vieras për Granit Xhakën

Ka edhe kështu, ja reagimi i Vieras për Granit Xhakën

Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës duke thënë se ai meriton respekt, pamvarsisht gjithçkaje. Mesfushori me origjinë shqiptare ka humbur reputacionin tek "topçinjë" pasi i kanë hequr statusin e të qënit kapiten dhe prej takimit me Crystal Palace nuk ka luajtur për asnjë minutë.

“Ndjej keqardhje për të, sepse ka qenë kapiten dhe po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe një moment vërtet të rëndë te Arsenali. Mendoj se duhet t’ia kujtojmë vetes se ai ka arritur shumë prej se është tek Arsenali dhe meriton shumë respekt.

Kur je lojtar dhe nuk luan ashtu si do, ndihesh keq. Unë e di sa i mirë është ai dhe se do ta tejkalojë këtë periudhë të vështirë, sepse është njeri i fortë, është një lojtar i mirë. Dhe ai do ta dëshmojë se sa i mirë është”, ka deklaruar Vieira, i cili ka luajtur te Arsenali gjatë viteve 1996-2005.

EMISIONET