Ka edhe kështu! Gameiro i vendos kushte ekipit ende pa firmosur

Ka edhe kështu! Gameiro i vendos kushte ekipit ende pa firmosur

Një sezon më parë ishte një nga sulmuesit me nuhatjen më të mirë të golit, ndërsa këtë vit ka humbur shënjestrën.

Kevin Gameiro nuk është më në planet e Valencias. Sulmuesi 32-vjeçar e nisi si titullar sezonin ndërsa tani me trajnerin Celades konsiderohet vetëm alternativë për repartin e avancuar, duke luajtur vetëm në minutat e fundit të ndeshjeve.

Në merkaton e dimrit pritet që Gameiro të largohet për një ofertë të kënaqshme për të dhe jo si ajo së fundmi nga Nantes, të cilën e ka refuzuar. Ai nuk e përjashton rikthimin në Francë, por dëshiron një ekip që lufton për Europën dhe të paktën një kontratë 2 apo 3-vjeçare.

EMISIONET