Juventus mendon për merkaton, Paraciti zbulon blerjen e re

Juventus mendon për merkaton, Paraciti zbulon blerjen e re

Nuk kanë fund lajmet e mira për Juventusin. Pas fitores minimale, me shifrat 1-0 përballë Milanit, tifozët bardhezi kanë marrë një tjetër lajm të bukur.

Bëhet fjalë për merkaton, me drejtorin sportiv të bardhezinjve, Fabio Paratici që ka konfirmuar "blerjen" më të re të torinezëve. Paratici ka zbuluar se Juan Cuadrado është shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re.

"Ende nuk ka përfunduar, por ne jemi shumë afër," tha Paratici për "Sky Sky Italia".

Cuadrado ka rilindur nën urdhërat e Maurizio Sarri, duke u shndërruar në një mbrojtës të djathtë, pavarësisht se në të shkuarën e kemi parë në rolin e një sulmuesi.

31-vjeçari u bashkua me torinezët në vitin 2015 dhe pritet të zgjasë kontratën me ta edhe për dy vitet e ardhshme.

EMISIONET