Juventus mendon për buxhetin, nxjerr në shitje talentin bardhezi

Juventus mendon për buxhetin, nxjerr në shitje talentin bardhezi

Juventus nuk mendon vetëm për merkaton në hyrje, por në atë në dalje. Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar firmën me Aaron Ramsey po dhe akordin me mbrojtësin, Mattijs de Lig dhe Adrien Rabiot.

Pas kësaj, drejtori sportiv i torinezëve, Fabio Paratici kërkon që të sjellë të ardhura në klub, ku shitjet nuk përjashtohen. Emrat janë të shumtë, por ai që ka më shumë oferta drejt tij është Moise Kean.

Sulmuesi i talentuar mahniti me paraqitjet e tij në fundin e sezonit të shkuar, duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave. Ajo që ka bërë hapa përpara është skuadra e Premier League, Everton, e cila duhet të paguajë plot 40 milionë euro për 19 vjeçarin.

Tratativat kanë nisur, pritet të shihet se cila do të jetë skuadra e re e Kean, që i ka shkelur syrin edhe Interit.  

EMISIONET