Juventus-Inter, Icardi kundër “presë” së preferuar

Juventus-Inter, Icardi kundër “presë” së preferuar

Juventus-Inter nuk njeh kufij.

Është derbi i Italisë, por gjithnjë është parë, komentuar, ka jetuar me emocione në çdo gjerësi. Ngjyrat, emrat janë të mjaftueshme, por ndryshimi gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të ndodhë. Kampionë të  mëdhenj që kanë veshur ato ngjyra kanë bërë historinë. Sot, një nga protagonistët kryesorë është Mauro Icardi.

Kapiten, bomber dhe simboli i tifozerisë zikaltër është kthyer në një lojtarë të vlerësuar edhe jashtë kufirit, sidomos në Spanjë, me Fiorentino Perez që është i gatshëm të bëj çmendurira për të marrë në “Bernabeo” argjentinasin.

Sipas gazetës prestigjoze “Marca” Seria A ka përfituar shumë nga  “kolonia” argjentinase ndër vite. Nga Maradona tek Batistuta, me Crespo-n e Milito-n dhe tani me Dybala, Higuain “e vrasësi” Icardi

Prozhektorët janë të drejtuar gjithmonë nga ai, me Mauro Icardin që e gjen sfida anti-Juventus me petkun e goleadorit të kampionatit dhe kundër “Zonjës” ai  ka ditur të bëj gjithmonë mirë, pasi deri më tani ka arritur të shënojë plot 7 gola në 9-të ndeshje.

EMISIONET