Juventus "fut" hundët mes PSG-së e Inter, synon Icardin

Juventus "fut" hundët mes PSG-së e Inter, synon Icardin

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici nuk heq dorë nga Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë që i lejon atij të refuzojë transferimin në PSG edhe nëse francezët vendosin të riblerin kartonin e tij për 70 milionë euro. Kjo ka ngjallur interesin e shumë skuadrave, me Juventusin që duket se është më afër tij.

Icardi mund t'i thotë "JO" Paris Saint Germain dhe të synojë minuta te Interi. Megjithatë, marrëdhënia e tensionuar me trajnerin, Antonio Conte nuk pritet ta ndihmojë, çka do ta detyrojë të studiojë pista të tjera.

EMISIONET