Juventus "blindon" sulmin, firmos talenti koreano-verior
Han Kwang-Son është lojtari më i ri i Juventusit. Koreano-veriori ka kaluar testet mjekësore dhe më pas ka firmosur për klubin bardhezi në formulën e huazimit për një vit, me mundësi blerje verën e ardhshme.
Juventus ishte prej kohësh në gjurmët e talentit 20 vjeçar, i cili u bashkua me Cagliarin në vitin 2015. Ndërkohë, Han ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim në skuadrat e Serie B, Perugia, duke shënuar 11 gola në 39 paraqitje.
Kwang do të stërvitet me skuadrën A të Juventusit, por ai do ta kalojë sezonin e ri me ekipin U-23 të bardhezinjve, që garon në Seria C.