Pas dasmës së Justin Bieber me Hailey, të gjithë ishin kuriozë të dinin reagimin e ish-të dashurës Selena Gomez.

Fansat e tyre mund ta kenë të vështirë të kuptojnë se Justin dhe Selena kanë gjetur lumturinë larg njëri-tjetrit.

Një burim pranë këngëtares ka zbuluar për Cosmopolitan se si ndihet ajo për martesën e Justin.

“Selena e di se është më mirë pa Justin dhe ky është vendimi më i shëndetshëm për të. Ajo është e hapur për takime të reja, por momentalisht është fokusuar vetëm tek vetja dhe po shijon jetën aq sa mundet. Ajo po kthehet në Selenën që personat afër saj njihnin, para lidhjes me Justin. Ajo ka dalë me miq të vjetër e familjarë, duke e mbajtur veten jashtë vëmendjes dhe larg vendeve publike”, tregoi burimi.

/Ora News.tv/