Justin Bieber këngë Selena Gomez: Mos kërko më për mua

Justin Bieber këngë Selena Gomez: Mos kërko më për mua

Justin Bieber solli këngën e tij të fundit në bashkëpunim me Chris Brown.

Kënga titullohet "Don’t Check On Me", dhe fansat mendojnë se në vargje flitet për marrëdhënien e tij me Selena Gomez.

Pas publikimit të këngës nga Brown në YouTube fansat filluan të analizon vargjet duke i lidhur me situatën ku ndodhet ish-çifti i famshëm.

"Mos kontrollo për mua,"-titullohet kënga, ku mendohet se Justin i drejtohet Selenës duke i kërkuar të mos ta kërkojnë më atë.

"Nëse nuk jemi së bashku, atëherë ndoshta është për një arsye,"-këndon Bieber. "Çdo thyerje zemre ka sezon e saj. Nuk është gjithmonë verë në qershor."

Justin kishte një marrëdhënie me ndarje dhe rikthime me Selenën që nga viti 2010 deri në vitin 2018. Por në shtator të vitit të kaluar ai u martua me Hailey Baldëin. Dhe në tekst mesa duket i kërkon ish të dashurës që të lërë të qetë.

"Mos derdh më lot. Nuk do fitosh simpatinë time në vitet që do vijnë. Nuk kam nevojë për keqardhjen tënde,"-thotë Justin në vargje.

Ndërsa në tekst flet për dhënien fund të marrëdhënies me Selenën përgjithmonë, fansat janë shprehur se fakti që Justin i dedikoi këngë do të thotë shumë.

EMISIONET