Juristi Daci: KQZ i bëri atentat Kushtetues; Batuta e Zhejit: KQZ bën edhe divorce tani

Juristi Daci: KQZ i bëri atentat Kushtetues; Batuta e Zhejit: KQZ bën

Juristi Jordan Daci nga studio e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se me vendimin e sotëm, duke dalë kundër presidentit Ilir Meta, KQZ bëri atentat Kushtetues.

Ndërsa moderatori i iemisionit, Artur Zheji për të çdramatizuar situatën thotë se tashmë KQZ bën edhe divorce.

Daci: Me çfarë të drejtë jo vetëm kryeministri, por gjithë të tjerët që ta shpallin siç bëri KQZ ta shpalli të pavlefshëm një dekret presidencial. Madje absurditeti është brenda vetë argumentave të tyre. Sepse ata thonë dekreti është antikushtetues, por kur është i tillë, kushtetueshmërinë në këtë vend kush e vlerëson?

Vetë thonë është antikushtetues dhe me argumenta antikushtetues kërkojnë ta zgjidhin. Vendimi i sotëm ishte i paralajmëruar. Zguri është njeriu me integritetin më të madhe që ka pasur ndonjëherë KQZ dhe e ka provuar që kur ka patur konflikt me partinë propozuese ka mbajtur qëndrim dinjitoz. Ai shumë mirë bëri sepse nuk mund të ishte pjesë e një atentati kushtetues sic bëri sot KQZ. 

Zheji: Mua më thanë tani qe KQZ bën edhe zgjidhje divorcesh. Një personazh kishte probleme divorci dhe shkoi në KQZ.


EMISIONET