Shkarkimi i Besnik Muçit, juristi: KED gaboi që e futi në listat e Kushtetueses pa kaluar vettingun

Shkarkimi i Besnik Muçit, juristi: KED gaboi që e futi në

Juristi Jordan Daci komenton vendimin e KPA për Besnik Muçit: Besnik Muci është shkarkuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe jo si prokuror." 

 Në një analizë në Ora News Jordan Daci thotë se KED ka bërë gabim me propozimin e zotit Muçi i cili nuk ishte kaluar më përpara.

Jordan Daci:  “Ngërçi u provua në vazhdën e gabimeve me dashje të KED që bëri gabim që propozoi zotin Muçi i cili nuk ishte kaluar më përpara. Ai është shkarkuar si anëtar i Gjyakatës Kushtetuese dhe jo si prokuror. Kemi të bëjmë me një situatë të dyfishtë”

Për Ora News Daci tha se me vendimin e sotëm çështja është e mbyllur dhe se faj ka KED për situatën në të cilën ndodhemi 

Jordan Daci: "Asnjë ditë nuk e humbi statusin si subjekt I rivlerësimit. Në këtë pikëpamje KED nuk i bëri një veting se po vazhdonte. Vazhdimësia në këtë rast është logjike.. Sot ai është i shkarkuar, pastaj e njeh vendimin,  nuk e njeh, ne jemi vendi i çudirave. Edhe sikur të ishte gabim është hallka e fundit dhe nuk ka kush e zhbën. Çështja është e mbyllur përfundimisht nëse Besnik Muçi nuk do ta zbatojë hyn në kanale të tjera. Fatkeqësia është se nuk duhej emëruar fare."

Daci shtoi se vendi ka hyrë në një qorrsokak  të pakthyeshëm.

Daci: "Nuk ka kurum, por edhe nëse do kishte vendimmarrja e KPA është jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese.Vendimi është jashtë juridiksionit. Nëse ai do vazhdojë ta mbajë, do i krijonte problem të tjera të karakterit ligjor.Jemi në një situatë që nuk mund ta zgjidhim krizën që na ka pllakos. Vendi është një një qorrsokak të pakthyeshëm. Të një vendi dhe një shteti që nuk funksionon".

Kolegji i Posacem i Apelimit vendosi shkarkimin nga detyra te Besnik Mucit. 

EMISIONET