Kur pritej që negociatat për kufijtë detarë dhe disa çështje të tjera të mbetura pezull nga historia, pra këto negociata me Greqinë të finalizoheshin me takimin Rama-Tsipras ditën e Pashkëve Ortodokse në Korçë në fillim të prillit, me 7 prill, befas ndodhi diçka si në këto trillërat hollivudianë politikë, film me intriga politike.

Ndodhi që Tsipras e anulloi vizitën e paralajmëruar në Korçë për Ditën e Pashkëvem, madje do të qëndronte dy ditë 6-7 prill.Anullimi erdhi menjëherë pas një vizitë të papritur të Kryeministrit Rama në Turqi ku takoi presidentin Erdogan me 22 mars. 

Është e qartë se në Athinë është interpretuar kjo lëvizje e Ramës dhe jo gabimisht mendoj si një lloj marrje leje për marrëveshjen që do të bënte me Greqinë për kufijtë detarë dhe çështjet e tjera të mbetura pezull historikisht. Është e çuditshme që Rama nuk shkoi në Romë të merrte "leje", por jo dhe aq në thonjëza pasi dihet që Shqipëria vepron me ekuilibra dhe balanca ndërkombëtare dhe duke qenë një vend më i dobët se Greqia na intereson të tërheqim vende përreth më të fuqishme në këto negociata në njëfarë mënyrë, qoftë edhe tërthorazi.

Pra nuk shkoi të takonte kryeministrin italian Paolo Gentillioni për ti dhënë të kuptonte Greqisë se ishte dhe një tjetër faktor në lojë dhe Italia është një faktor legjitim sepse detin e ndajnë të tre shtetet, Italia-Greqia-Shqipëria. Edhe ligji i luftës lidhet me Italinë se ishte perandoria italiane në kuadrin e së cilës ishte Shqipëria, ajo i shpalli luftë Greqisë në të cilën u përfshi Shqipëria në këtë histori. 

Fakti që kryeministri Rama zgjedh të përpiqet të faktorizojë në këtë histori dhe faktikishte faktorizoi me efekt të madh, anullim vizite i një kryeministri të një vendi fqinj. Rama zgjodhi të faktorizojë liderin turk Erdogan, është një gjë shumë interesante sepse këtu vështirë të besohet se kjo gjë është bërë për interesat e Shqipërisë. 

Turqia sot vështirë se mund të luajë ndonjë rol në favor të Shqiopërisë kur është pothuajse e izoluar ndërkombëtarisht dhe Europa e shikon thjesht si një digë ndaj valës së refugjatëve që vinë nga fushëbetejat e Sirisë apo edhe më tutje nga Lindja e Mesme.

Kjo Turqi që po afrohet me Putinin, të cilës Amerika po i kërcënohet me sanksione për shitjen e armëve për shkak se po blen sisteme kundërajrore në Rusi, Amerika e kërcënon që ti ndërpresë apo pezullojë shitjen e avionëve F35 aq të nevojshme për ripërtëritjen e forcave ajrore turke. Vështirë se kjo Turqi të ketë ndonjë rol në këtë histori, aq më tepër që është në vendet ndoshta më të këqia historike me fqinjin tjetër Greqinë.

Duket se ka një lidhje të çuditshme të fatit politik mes Erdoganit dhe Edi Ramës. Ka një numerologji të çuditshme. Rama dhe Erdogan kanë ardhur në pushtet në moshën 49 vjeç si Kryeministra me një diferencë prej 10 vitesh. Erdogan në 2003, Rama në 2013. Po ashtu 10 vjet është dhe diferenca e tyre në moshë. Rama ka lindur në 1964, Erdogan në 1954. Por të dy e kanë nisur si kryetarë bashkish karrierën, kanë kaluar pastaj si kryeministra, Erdogan si president dhe vetë Edi Rama duket se kërkon ta mbyllë karrierën e tij politike si president, kuptohet duke u përpjekur të rrijë sa më gjatë kryeministër. Erdogan qëndroi 11 vjet kryeministër. Nuk e di nëse Rama do marrë një mandat të tretë.

Duket e mundshme nëse do ta kërkojë me partinë e vet. Por nëse pastaj do ta bëjë të plotë apo do ta ndërPresë për tu bërë president, këtë nuk di ta them. Është analizë që kërkon më tepër thellësi në kohë. Por ajo që të bën përshtypje është se Edi Rama dhe Erdogan kanë kaluar në një afërsi dhe në një lloj miqësie që shkon shumë përtej asaj tradite që ishte krijuar me kryeministra të tjerë, me Nanon dhe Berishën më parë, e asaj miqësisë shqiptaro-turke që përpiqen ta stimulojnë. 

Ka kaluar shumë përtej sepse që nga 30 maji i 2013 kur e takoi për herë të parë Erdoganin, ende kur ishte në opozitë. Erdogan i bëri favorin se priti në kohën e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2013, që atëherë Edi Rama dhe Erdogan janë takuar shumë herë. Tre herë në 2013, 2 herë në 2015, 2 herë në 2016, 3 herë në 2017 dhe në 2018 2 herë.

Ajo që të bën përshtypje është se Rama dhe Erdogan edhe kur takohen në kuadrin e samiteve ndërkomnbëtare siç janë në OKB, takimet e tyre shkojnë gjatë. Praktikisht të barabarta me takimet e punës që bëhen gjatë vizitave zyrtare, madje shpesh edhe më të gjata. Rama dhe Erdogan janë takuar gjithësej 11 herë nga 2013, më shumë se me çdo lider tjetër perëndimor. 

11 herë në 4.5 vite në pushtet me një njeri që së paku që në 2016 kur shtypi në mënyrë brutale përpjekjen e ushtrisë për të vendosur regjimin laik në Turqi shihet si një diktator islamik që e ktheu Turqinë pas, duke e nxjerrë nga kursi i Ataturkut. Duket se Edi Rama kërkon të përdorë Erdoganin si Enver Hoxha Maucedunin. 

Në kuptimin që ta mbështetë Erdogan sa të mundet që të marrë mandatin e tretë, për tu bërë një President i stilit Vuçiç që kontrollon dhe partinë dhe për të vënë një kryeministër kukull siç ka vënë Vuçiç. Do ta shohim por shenjat nuk janë të mira.


/Ora News.tv/