Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora analizoi këtë të martë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët nuk janë bërë ende pjesë e BE-së.

Sipas gazetarit Kastriot Myftaraj, WB6, siç njihen ndryshe në gjuhën politike këto vende, përbëjnë një të keqe të pazgjidhshme e cila duhet e izoluar.

Kastriot Myftaraj: Titulli i emisionit të sotëm duket enigmatik. WB6. Është një fjalë akronim germash nistore siç thuhet në fjalorin e burokratëve të Brukselit apo të Bashkimit Evropian apo në zyrat e qyteteve të BE-së. Thuhet kështu për Ballkanin Perëndimor pra për gjashtë vendet e saj. Janë gjashtë vendet e mbetura jashtë BE-së. Dhe quhen WB6. Duket si emërtimi i atyre unazave të asteroideve që enden në hapësirën kozmike. Asteroidët siç mund ta dini janë gurë qiellorë të cilët janë shkëputur nga orbita më të mëdha, planetë apo diej. WB6 duket si një asteroid dhe në fakt. Burokratët dhe Kancelarët e qyteteve të mëdha të BE-së kur bën këtë emërtim nuk është se nuk e dinin se po trajtonin një problem të ngjashëm me një asteroid. Ballkani Perëndimor është një e keqe që duhet izoluar në vatrën e saj dhe duhet trajtuar pak nga pak. Mundësisht duke u zhbërë e keqja nëpërmjet ndërveprimit të vetë forcave të brendshme. Është një zhargon që flet shumë ky WB6. Në fjalorin evropian politik. Në këtë fjalor që e kuptojnë politikanët evropian është një sinonim i së keqes së pazgjidhshme për shumë prej tyre. Është një e keqe që më shumë duhet izoluar se sa të provohet të zgjidhet.

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë

KACI

/Ora News.tv/